14:29 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Emir Lenjani vazhdon në Zvicër, por ndryshon skuadër

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, nga sezoni tjetër nuk do të jetë pjesë e FC Sionit.

Ai ka nënshkruar kontratën me klubin e Grasshoper, që bën gara në Ligën e Dytë të Zvicrës, transmeton Indeksonline.

Përveç Sionit, Lenjani ka luajtur edhe për ekipet si Nantesi, Rennesi dhe St.Galleni./Indeksonline/