18:22 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / AR

Zyrtare: Ergys Kaçe nënshkruan me skuadrën kosovare

Ish-futbollisti i Kombëtarës Shqiptare, Ergys Kaçe karrierën do ta vazhdojë në futbollin kosovar. Mesfushori është futbollist i ri i Gjilanit.

30 vjeçari ka braktisur futbollin grek për të nënshkruar me Gjilanin. Futbollisti do të jetë një nga mesfushorët më cilësore që ka nënshkruar në Superligë në vitet e fundit.

Kaçe ka luajtur në skuadra si Paok, Panathinaikos, Plzen, Aris e Veria./Indeksonline/