15:55 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Eriksen do të vijë në Prishtinë

Kombëtarja e Danimarkës ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullohen për 2 ndeshjet e ardhshme kundër Kosovës dhe Zvicrës.

Trajneri Age Hareide ka ftuar futbollistët kryesor që do të zbarkojnë në Prishtinë për miqësoren me “Dardanët”.

Në mesin e tyre është edhe mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen që pritet të luaj nga minuta e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo është lista e futbollistëve të ftuar nga Danimarka. /Indeksonline/