Zyrtare: Ermal Krasniqi ndryshon skuadër, bashkohet me shokun e tij te Ballkani

Ermal Krasnqi ka ndryshuar skuadër.
Futbollisti kosovar është zyrtarizuar te skuadra e Rapid Bukureshit, shkruan IndeksOnline.
Ai do të bashkohet me ish-shokun e tij te Ballkani, Albion Rrahmani dhe futbollistin tjetër, Florent Hasani, i cili ditë më parë u transferua te skuadra rumune.
Krasniqi është transferuar nga skuadra e Clujit dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy sezone e gjysmë, me opsion vazhdimi edhe për një sezon.
“Jam i lumtur që kam ardhur në Rapid, tifozët janë të jashtëzakonshëm. Më pëlqeu shumë atmosfera në Giulesti dhe dua që së bashku të luftojmë për kampionatin”, ka thënë Krasniqi pas nënshkrimit me Rapidin./IndeksOnline/