16:59 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Zyrtare: Ernest Muçi ftohet te Kombëtarja e Shqipërisë

Futbollisti i Besiktasit, Ernest Muçi është një prej futbollistëve që është ftuar te Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet miqësore para Euro 2024.

Lajmin e ka konfirmuar klubi turk përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline

Nesër trajneri Sylvinho zbulon listën e lojtarëve, por nuk dihet a do të jetë me numër më të madh se 26-lojtarë.

Ajo që tashmë është konfirmuar është ftesa e Muçit, i cili bëri një super sezon me Besiktasin në Superligën e Turqisë.

Muçi shënoi tri gola në 13 paraqitje me fanellën e Besiktasit në Superligë.

Kujtojmë që Shqipëria para nisjes për në Gjermani zhvillon dy miqësore, me Lichtenstajnin më 3 qershor dhe me Azerbajxhanin më 7 qershor./Indeksonline/