Zyrtare: Erolind Krasniqi largohet nga Skënderbeu

Futbollisti kosovar, Erolind Krasniqi është larguar zyrtarisht nga skuadra e Skënderbeut.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi nga Superiroja e Shqipërisë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
“Faleminderit Erolind Krasniqi! Mesfushori ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me Klubin e Futbollit Skënderbeu.
“Skënderbeu e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkepunimi dhe i uron suksese në karierrën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit
E ardhmja e ish-lojtarit të Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21 mund të jetë edhe elita e futbollit kosovar, por momentalisht nuk ka diçka konkrete./Indeksonline/
