Zyrtare: Etrit Berisha prezantohet te klubi i ri
Pas 3 sezonesh te Atalanta, Etrit Berisha ka ndërruar skuadër, por jo kampionat.
Kosovari ka nënshkruar me skuadrën tjetër italiane SPAL.
Berisha kreu sot vizitat mjekësore dhe më pas u prezantua nga drejtuesit e klubit të Spalit, ku u transferua me formulën e huazimit një vjeçar me të drejtë blerjeje.

Etrit Berisha luan prej 6 sezonesh në Serinë A, ku pas 3 vitesh te Napoli, verën e 2016-ës iu bashkua Atalantës, me të cilën luajti plot 75 ndeshje, por muajt e fundit humbi vendin e titullarit.
Për këtë arsye 30-vjeçari nga Prishtina zgjodhi të ndërrojë ambient, për të pasur mundësi të luajë titullar dhe të tregojë vlerat e tij në kuadratin e portës së Spalit. /IndeksOnline/