75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Zyrtare: Fabio Grosso emërohet trajner i skuadrës italiane

Legjenda e futbollit italian, Fabio Grosso, është emëruar trajner i skuadrës së Frosinone.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“Frosinone njofton se Fabio Grossosi i është besuar udhëheqja e ekipit të parë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Grosso ka firmosur kontratën deri më 30 qershor të këtij viti me mundësi vazhdimi.

43-vjeçari së fundmi ishte trajner i klubit zviceran, FC Sion./IndeksOnline/