12:53 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Fabio Grosso merr drejtimin e skuadrës së njohur franceze

Fabio Grosso është ëmeruar edhe zyrtarisht trajner i skuadrës së njohur franceze, Lyon.

Italiani ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2024, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon, shkruan IndeksOnline.

Grosso do të jetë zëvendësues i Laurent Blanc, i cili u shkarkua ditë më parë.

45-vjeçari së fundmi ishte trajner i Frosinones, skuadër të cilën e inkuadroi nga Serie B në Serie A – teksa u largua në fund të sezonit të kaluar./IndeksOnline/