21:14 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / OSH

Zyrtare: Fadil Rama jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Drenicës

Klubi i Drenicës ka njoftuar që Fadil Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.

Rama dha dorëheqje pas humbjes 4:1 kundër Dritës, transmeton Indeksonline.

Drenica në sezonin e ri, pas 8 ndeshjeve, ka 8 pikë dhe gjendet në pozitën e 7-të.

Rama e mori udhëheqjen e Drenicës në fund të sezonit të kaluar dhe e shpëtoj nga rënia./Indeksonline/