75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / G T

Zyrtare: Faruk Statovci bëhet me punë të re, emërohet trajner i klubit kosovar

Skuadra e KF Flamurtarit është bërë me trajner të ri dhe në shtab teknik e ka emëruar, Faruk Statovcin.

Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Prishtina ka bërë të ditur marrëveshjen me trajnerin e ri, shkruan Indeksonline

“Emërimi i Statovcit si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndërvite është vlerësuesi më i mirë për teknikun Statovci”

“Fillimi i fazës përgatitore në fillim të javës që po vjen shënon edhe fillimin e etapës së Statovcit në klub”, shkruhet në njoftimin e klubit