Zyrtare: FC Zurich nuk ia vazhdon kontratën yjeve ‘Dardanë’, Kololli dhe Kryeziu mbesin pa kontratë

Dyshja e Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë larguar nga FC Zurich.
Madje është vet klubi zviceran që nuk ka dëshiruar t’i vazhdoj kontratat me dyshen ‘Dardane’, shkruan IndeksOnline
Lojtarët kosovarë tani kanë mbetur pa ekipe dhe pritet të jetë një verë e nxehtë për ta.
Im Rahmen der Kaderplanung kommt es zu weiteren Mutationen beim #FCZ. Die Verträge von Benjamin Kololli und Hekuran Kryeziu werden nicht verlängert:
— FC Zürich (@fc_zuerich) June 3, 2021
??https://t.co/VERSIDmN2m#fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/xie9vXuzze
29-vjeçari Benjamin Kololli filloi karrierën e tij të futbollit në FC Sion dhe prej atëherë luajti në Le Mont LS, FC Biel, BSC Young Boys dhe FC Lausanne-Sport para se të transferohej në FC Zurich në verën e vitit 2018. Kosovari luajti 92 ndeshje konkurruese për FCZ, duke shënuar 26 gola dhe duke asistuar 19 herë.
Mesfushori qendror Hekuran Kryeziu luajti me të rinjt në SC Kriens dhe FC Luzern para se të bashkohej me ekipin e parë të FCL në sezonin 2011/2012, ku ai ishte nën kontratë me FC Vaduz. Në verën e vitit 2018, Kryeziu u transferua nga FC Luzern në klubin e qytetit. Lojtari i kombëtares kosovare shënoi 26 herë për FCZ në gjithsej 77 ndeshje./IndeksOnline/