75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Federata Angleze publikon formacionin e vitit në Premierligë

Federata Angleze e Futbollit ka prezantuar formacionin më të mirë të vitit në Premierligë.

11-shja e vitit kryesohet nga futbollistët e Manchester Cityt dhe Liverpoolit dhe një nga Manchester United.

Ederson është favorizuar përpara Alisson në portë me Virgil van Dijk, Aymeric Laporte, Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson që përbëjnë katërshën e mbrojtjes.

Mesfusha përbëhet nga Pogba, si dhe dy yjet nga City, Fernandinho dhe Bernardo Silva.

Sergio Aguero, Sadio Mane dhe Raheem Sterling janë emëruar në sulm.

Pra, nuk ka vend për Eden Hazard, i cili është duke shijuar një sezon shumë të mirë në Chelsea, për të mos përmendur të ngjashmit si Eriksen, Son Heung-Min dhe Mohamed Salah. /IndeksOnline/