75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 27 Janar 2025 / L A

Zyrtare: Fenerbahçe transferon bashkëlojtarin e Ronaldos

Fenerbahçe duket që nuk dëshiron të ndalet në këtë afat kalimtar.

Pas transferimeve të Diego Carlos dhe Milan Skriniar, gjiganti turk ka arritur të transferojë sulmuesin brazilian, Anderson Taliscën nga Al-Nassr.

Për brazilianin, është aventura e tij e dytë në Turqi pasi që më parë kishte qenë edhe pjesë e Besiktasit.

Talisca, ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me gjigandin turk, ku tashmë ai ka udhëtuar drejt Stambollit për të kryer vizitat mjekësore.

Braziliani, kishte bërë 104 paraqitje me Al-Nassr dhe ka shënuar 76 gola dhe kishte bërë 10 asistime që nga ardhja e tij në vitin 2021./IndeksOnline/