75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / G T

Zyrtare: Ferizaj transferon një mbrojtës nga Brazili

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ferizaj ka bërë një “goditje” jashtë afatit kalimtar të verës.

Klubi ka transferuar mbrojtësin brazilian, Guilherme Souza, shkruan Indeksonline

Souza ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te skuadra e njohur nga Brazil, Corinthians.

“Me ardhjen e Guilhermes ne kemi plotësuar një boshllëk në vijën e fundit, e që kjo ishte edhe kërkesë direkte e kryetrajnerit Abazi”, shkruhet në njoftimin e klubit