75 Mall Live Search
11:08 / E Martë, 29 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Fernandinho befason me vendimin për të ardhmen

Mesfushori brazilian, Fernandinho ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn edhe pse ishte raportuar se ai do të largohet në fund të sezonit.

Fernandinho ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2022, shkruan IndeksOnline

36-vjeçari me Cityn ka zhvilluar 350 ndeshje, ku fitoi 12 tituj.

“Në kokën time dhe në mendjen time, puna s’ka mbaruar ende”, ka thënë Fernandinho

/IndeksOnline/