18:31 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Feronikeli mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve

Feronikeli është shpallur kampion i edicionit 2018/19 në Superligë pasi grumbulloi 80 pikë për 33 xhiro.

Nikli pas këtij suksesi do të luajë në rrethin preliminar për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Santa Coloma, ekipi nga Andorra është kundërshtari i parë i Feronikelit në ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Zekirija Ramadanit do të ballafaqohet me Santa Coloman me 25 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Santa Coloma, Lincoln Reds, Feronikeli dhe Samarinesse Champions janë skuadrat që do të luajnë në rrethin preliminar për kualifikime në kompeticionin më të madh në Evropë.