17:41 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: FFK zgjedh Agim Ademin president të ri (Foto/Video)

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor për të zgjedhur presidentin e ri.

Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor është thirrur sot për të zgjedhur presidentin e ri të FFK-së, pas vdekjes së papritur të Fadil Vokrrit me 9 qershor.

Në këtë kuvend u votua pro për Agim Ademin, i cili e zë vendin e të ndjerit, Vokrri, shkruan IndeksOnline.

Nga 58 delegatët e Federatës së Futbollit të Kosovës, 58 kanë votuar pro për zgjedhjen e Agim Ademit si president të ri të FFK-së.