75 Mall Live Search
14:08 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: FIFA lejon mesfushorin Declan Rice të kaloj nga Irlanda tek Anglia

Mesfushori i West Ham United, Declan Rice ka marrë lejën nga FIFA që nga tani e tutje të veshë fanellën e Anglisë.

20 vjeçari ka reprezentuar Irlandën deri tani nëpër grupmosha të ndryshme, poashtu me ekipin e parë ka zhvilluar 3 ndeshje miqësore.

Rice do të ketë të drejtë të luaj me Anglinë kundër Çekisë dhe Malit të Zi në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 që zhvillohen këtë muaj. /Indeksonline/