75 Mall Live Search
20:38 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / C E

Zyrtare, finalja e Superkupës së Italisë më 25 janar, në Riad

Konfirmohet datat e ndeshjeve të Superkupës së Italisë, që do të zhvillohen në Arabinë Saudite. Trofeu do t’i dorëzohet fituesit në Riad, ku do të zhvillohet finalja e madhe, ndërsa dy sfidat gjysmëfinale do të luhen me 21 dhe 22 janar.

Zhvendosja e Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite ka sjellë ndryshime në kalendarin e kampionatit të Serisë A dhe të Kupës së Italisë.

Faza e 1/16-ave është afruar në mes të dhjetorit dhe fillimit të janarit dhe është shpërndarë në tri mbrëmje nga dy që ishin planifikuar fillimisht.

Katër skuadrat e Serisë A që do të luftojnë për të fituar Superkupën e Italisë janë: Napoli, Interi, Fiorentina dhe Lazio.