75 Mall Live Search
13:50 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / G T

Zyrtare: Florent Hasani largohet nga Rapidi, mund të rikthehet në Shqipëri?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani, është larguar nga Rapid Bucuresti.

Hasani sot gjatë ditës ka ndërpre kontratën me vendim të përbashkët me klubin nga elita e futbollit rumun, shkruan Indeksonline

27-vjeçari me Rapidin luajti 14 ndeshje gjatë këtij sezoni, shënoi një gol dhe bëri një asist.

Ai ishte transferuar nga Tirana te Rapidi për 300 mijë euro, kurse tani mbetët si “lojtar i lirë”.

Kthimi te Superiorja e Shqipërisë mund të bëhet e mundur, pasi lojtari tashmë ka marrë ofertë nga Partizani i Tiranës, kjo e fundit kërkon ta zëvendësojë dyshen e larguar Cara dhe Rrapaj./Indeksonline/