Zyrtare: Florent Muslija transferohet te skuadra e Bundesligës

Futbollisti kosovar, Florent Muslija është futbollist i ri i skuadrës së Freiburgut.
Muslija u transferua në Bundesligën gjermane nga skuadra e ligës së dytë Paderborn, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari, Arlind Sadiku.
25-vjeçari deri tani në Bundesliga 2 ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asiste./IndeksOnline/