ZYRTARE: Florian Berisha ftohet nga ekipi kroat
Florian Berisha ka pranuar ftesë zyrtare nga ekipi kroat, Hajduk Split.
Berisha do të jetë me ekipin kroat prej 1 tetorit 2019 deri më 1 mars 2020 dhe Hajduk Split do të paguajë të gjitha shpenzimet e lojtarit gjatë kësaj kohe, shkruan Indeksonline.
Florian Berisha është vetëm 16 vjeç.
Krejt kjo u mundësua nga menaxherët Albin Sahatqija dhe Arsim Rashica.
Ekipi kroat këtë e ka bërë zyrtare me një letër nga presidenti i klubit, Marin Brbic.
Florian Berisha i lindur me 14 tetor 2002 . Futbollist i KF. Australia (Mitrovicë) luan ne pozitën mesfushor defanziv. Pjese edhe e shum kampev te organizuara nga Federata e futbollit të Kosoves Për grupmoshen U15 dhe U17. Floriani poashtu ishte pjesë e një kampi i mbajtur në Greqi i organizuar nga klubi i njohur Arsenal. Shum klube nga superliga dhe liga e par ishin të interesuara që ta kenë në ekipet e tyre por ai vendosi që të qendroj në klubin Australia. /Indeksonline/

