Zyrtare: Florian Marku bokson në Wembley, para ndeshjes Joshua – Pulev

12 dhjetori do të jetë një spektakël i madh i boksit ku Anthony Joshua do të mbroj titujt e botës kundër Pulevit.
Por para kësaj sfidë do të ketë edhe më shumë emocion kur në ring të shfaqet boksieri shqiptar, Florian Marku.
“Mbreti shqiptar” ka konfirmuar se do të përballet me Fearon në Wembley të shtunën në mbrëmje.
Ky është njoftimi i Florian Markut:
Përshëndetje ndjekesit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë në ndeshjen Joshua vs Pulev si undercard. Lufta ime do të jetë drejtpërdrejt në Skysports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit kti viti. Dua të falënderoj ekipin tim të menaxhimit Sjamboxing dhe gjithashtu Anthony joshua dhe Eddie hearn që më lejuan të bëhesha pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Nuk do ju zhgënjej të gjithëve ….. AlbanianKing is coming