75 Mall Live Search
23:56 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Formula 1 më e “varfër” vitin e ardhshëm

FIA ka aprovuar reduktimin e buxhetit dhe rregullatorët e aerodinamikes për sezonin 2021 të Formula 1.

Reduktimi i buxhetit ishte rene dakord nga skuadrat dhe drejtuesit e sportit por pas votimit te ditës se mërkure, buxheti për $175 milion ne vit siç ishte diskutuar me pare, është vendosur për $145 milion ne vit për tu ulur me shume ne vitet ne vijim. Ky vendim erdhi pas dëmtimeve ekonomike qe solli situata e pandemisë për skuadrat.

Vendimi tjeter i madh ishte rregullatori i aerodinamikes.

Skuadrat qe perfundojne me poshte ne renditje do te lejohen te kene me shume kohe ne tunelet e eres per te zhvilluar me shume makinen per vitin e ardhshem. Kjo behet per te lejuar skuadrat qe te jene me afer njera tjetres dhe per te ndaluar skuadrat e medha te kene avantazhin kunder skuadrave me me pak resurse.

Gjithashtu FIA aprovoi nje limit ne “doënforce” per makinat e 2021, ku pjese kyc te makines si shasia dhe suspensioni do te qendrojne te paprekura nga 2020 ne 2021.

Ndryshime te tjera:

Nje numer i komponenteve te makines si shasia dhe kutia e marsheve do te kene nje “ngrirje” midis 2020 dhe 2021.

Sezonin tjeter, do te kete nje limitim ne numrin e perditesimeve qe mund ti behen motorreve.

Ne 202, pesha minimale e makines rritet me 3kg duke shkuar 749kg ne total.