12:27 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Formula 1 publikon kalendarin për rikthimin e garave

Formula 1 ka publikuar kalendarin për rikthimin e sezonit.

Planet janë që rikthimi të ndodhë me garën e 5 korrikut në Spielberg të Austrisë dhe më 12 korrik në Grand Prix të Hungarisë.

Pas Silverstonet, skuadrat më pas do të nisen drejt Spanjës për një Grand Prix më 16 gusht, përpara garave të mëtejshme në Belgjikë (30 gusht) dhe Itali (6 Shtator).

Të gjitha garat pritet të zhvillohen me dyer të mbyllura me një numër minimal të personeleve të skuadrave./Indeksonline/