75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / B O

Zyrtare: Franca goditet edhe nga një mungesë, ylli i PSG-së e humbë Botërorin, ja kush e zëvëndëson në listë

Didier Deschamp është goditur edhe nga një lëndim kur kanë mbetur një javë para fillimit të Kupës së Botës.

Selektori francez nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Presnel Kimpembe.

Mbrojtësi i PSG-së zyrtarisht është nxjerrë jashtë listës pas lëndimit që pësoi dje ndaj Auxerre.

Mbrojtësi i Monacos, Axel Disasi është zëvëndësues i tij në listën që do të niset për Katar./Indeksonline/