75 Mall Live Search
23:40 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Fulham bie nga Premierliga

Fulham i është bashkuar Huddersfieldit dhe bëhet skuadra e dytë që siguron rënjën nga Premierliga.

Ata u mposhtën nga Watfordi me rezultat 4-1 dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship, shkruan Indeksonline.

Fulham ka shpenzuar 100 milionë euro në transferime dhe ka ndërruar tre trajnerë por nuk i kanë ndihmuar për të qëndruar në Premierligë.

Në pozitën e 18-të gjendet Cardiff por të rrezikuara janë të gjitha skuadrat nga vendi i 12-të. /IndeksOnline/