75 Mall Live Search
13:42 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Futbollisti kosovar arrinë marrëveshje me klubin e madh kroat

Arnis Latifi, futbollisti gjilanas, ka arritur marrëveshje me klubin kroat, NK Solin.

21-vjeçari i cili paraprakisht ka luajtur në kampionatin belg, tani ka vendosur që të transferohet te skuadra nga Spliti.

Pas bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, marrëveshja është arritur dhe transferimi është konfirmuar sot, transmeton IndeksOnline.

Kështu, kampionati kroat pasurohet edhe me një tjetër shqiptar pas shumë ardhjeve nga Kosova e Shqipëria.

Në futbollin kroat, së fundmi ka kaluar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Emir Sahiti./IndeksOnline/