15:28 / E Enjte, 11 Prill 2024 / G T

Zyrtare: Futbollisti kosovar nënshkruan kontratë profesionale me klubin nga Zvicra

Rejan Thaçi është emri i futbollistit që ka firmosur kontratë profesionale me ekipin nga Zvicra, Yverdon.

Thaçi kishte firmosur me ekipin U21 gjatë vitit 2023 nga Stade-Lausanne, por me paraqitje të mira në grupmoshat e reja ai i ka impresionuar ekipin e parë, shkruan Indeksonline

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë profesionale për një vit deri në vitin 2025, por me mundësi vazhdimi.

Mbrojtësi i krahut, që mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes është pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21.

Ai më parë ka luajtur edhe për Zvicrën U17, por më pas zgjodhi fanellën “Dardane”./Indeksonline/