75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Futbollisti kosovar nënshkruan kontratë të re me skuadrën austriake

Dardan Shabanhaxhaj ka zgjatur kontratën me skuadrën nga Austria, Sturm Gratz.

Talenti kosovar do të mbetet te kjo skuadër të paktën edhe tri vitet e ardhshme sipas kontratës së re, shkruan Indeksonline.

Fjalë të mira për Dardanin ka pasur edhe Drejtori i skuadrës, Andreas Schicker.

“Dardani ka treguar zhvillim të mirë gjatë muajve të fundit dhe ka një potencial të madh, të cilin tani duam ta zhvillojmë më tej me të. Ai mund të përdoret në mënyrë të ndryshueshme në mesfushën sulmuese dhe tashmë ka treguar shpejtësinë dhe teknikën e tij në ligën rajonale”, ka thënë drejtori.

Shabanhaxhaj është 19 vjeçar dhe ka zhvilluar dy ndeshje me Kosovën U-16. /IndeksOnline/