Zyrtare: Futbollisti kosovar nënshkruan me Interin

Andi Hoti ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Interin.
Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar me kampionët e Serie A deri në vitin 2024.
18 vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit qendror dhe është pjesë e Interit qe dy vite.
Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të skuadrës ziklatër.
Hoti është pjesë e Kombëtares së Kosovës U21. /IndeksOnline/
