Zyrtare: Garcia ia sheh sherrin Ronaldos, largohet nga Al Nassr

Rudi Garcia edhe zyrtarisht nuk do të jetë trajner i Al Nassr.
Largimin e tij e ka konfirmuar edhe klubi arab ku njofton se Kryetrajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me “marrëveshje reciproke, shkruan IndeksOnline.
“Bordi dhe të gjithë në Al Nassr dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit”, thuhet në deklaratën e Al Nassr.
Shkarkimi i Rudi Garcia vjen pas raportimeve se ka pasur mosmarrëveshje me Cristiano Ronaldon./IndeksOnline/