Zyrtare: Garcia rikthehet te Barcelona

Eric Garcia është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Barcelonës.
Mbrojtësi spanjoll i cili ishte pjesë e Manchester Cityt nga viti 2017, tani ka është rikthyer në klubin ku nisi karrierën, shkruan IndeksOnline
Përmes rrjeteve sociale, Barcelona ka njoftuar publikun për rikthimin e Garcias.
¡Hogar, dulce hogar! pic.twitter.com/l8ozQEMXDM
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) June 1, 2021
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar Barcelona në rrjetet sociale.
Garcia te City luajti afër 20 ndeshje. Për shkak të paraqitjeve të mira, 20-vjeçari fitoi vend në Kombëtaren e Spanjës në vitin 2020./IndeksO nline/