75 Mall Live Search
17:31 / E Premte, 06 Qershor 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Gasperini trajner i ri i Romës

Gian Piero Gasperini është zyrtarisht trajner i ri i Romës.

Ish-trajneri i Atalantas do të jetë zëvendësues i Claudio Ranierit, i cili u pensionua pas përfundimit të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratë për tre sezone, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Në prezantimi i tij ishte prezent edhe ish-trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Claudio Ranieri.

67-vjeçari raportohet se do të ketë pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.

Gasperini ishte në krye të Atalantas për nëntë vite, duke krijuar një skuadër të frikshme për kundërshtarët./IndeksOnline/