75 Mall Live Search
16:35 / E Martë, 20 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Zyrtare: Gavi regjistrohet në ekipin e parë të Barcelonës

Saga e Gavi ka përfunduar, ai është regjistruar nga La Liga me ekipin e parë të Barcelonës , kjo konfirmohet nga deklarata e ekipit.

Ai do të vesh fanellën me numrin 6.

Marrëveshja e re e bën lojtarin pjesë të Barcelonës deri në qershor të vitit 2026  ku përfshin edhe klauzolën e lirimit prej 1 miliard euro.

Reprezentuesi spanjoll u regjistrua si lojtar i ekipit të parë nga Barça në janar dhe u njoftua se do të vishte fanellën me numrin gjashtë.

Megjithatë, LaLiga kërkoi të anulonte një vendim gjykate që vendosi në favor të Barcelonës, me ligën që filloi më herët në mars, duke i dhënë të drejtën të anulonte regjistrimin e Gavi.

Barcelonës i është thënë se nuk mund ta regjistrojnë kontratën e 18-vjeçarit pasi nuk kanë vend në faturën e pagave të tyre.

Gavi më pas është rikthyer në kontratën e tij për të rinjtë, që do të thotë se ai mund të largohet nga Barca si agjent i lirë në fund të sezonit. /IndeksOnline/