ZYRTARE: Genoa transferon yllin e Ajax
Italian Football TV raporton se klubi italian, Genoa ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Ajax, Lasse Schone, përcjell Indeksonline.
Schone do t’i bashkohet Genoa me një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Danezi shkëlqeu me Ajax, duke fituar titullin kampion të Holandës, kupën e Holandës si dhe së fundmi edhe superkupën. Ndërsa ishin të pafat në Ligë të Kampionëve duke u mposhtur në sekondat e fundit në gjysmëfinale ndaj Tottenham./Indeksonline/