Zyrtare: Gerrard e prezanton te Rangers lojtarin e Liverpoolit
Ovie Ejaria ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpool FC dhe menjëherë u bashkua me Rangers në një huazim.
20-vjeçari Ovie Ejaria është bashkuar me klubin e drejtuar nga Gerard në një kontratë huazimi nga Liverpooli, shkruan indeksonline.
Mesfushori i gjithanshëm, i cili gjithashtu mund të luajë në sulm, u bashkua me Reds në verën e vitit 2014, pasi kaloi 9 vitet e mëparshme me Arsenalin.
Ejaria ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Anglisë e cila fitoi Kupën Botërore të FIFA U20 në Korenë e Jugut në 2017. /IndeksOnline/