Zyrtare: Gëzim Rusi befason me skuadrën e re, transferohet në Ligën e Parë

Futbollisti kosovar, Gëzim Rusi pas largimit nga Arbëria, është transferuar në një skuadër tjetër.
Rusi në pjesën e mbetur të sezonit do të luaj tek skuadra e KF Dardanës, transmeton Indeksonline.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra. Dardana është pjesë e Ligës së Parë dhe po synon inkuadrimin në Superligë të Kosovës.
Dardana ka paralajmëruar transferime të tjera në pjesën e mbetur të merkatos./Indeksonline/