Zyrtare: Gilmour bashkëlojtar i Rashicës te Norwich City

Billy Gilmour është huazuar nga Chelsea te skuadra tjetër nga Premierliga, Norwich City.
20-vjeçari pati një sezon fantastik me Blutë e Londrës, duke fituar UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline
📝 We can now confirm the season-long loan signing of midfielder Billy Gilmour from Chelsea!#WelcomeBilly
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) July 2, 2021
“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres që të nis sezonin. Kam pritur me padurim të vijë këtu. Dua të luaj më shumë”, ka thënë futbollisti skocez.
Në Norwich, Gilmour do të jetë bashkëlojtar i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Kujtojmë që edhe Rashica u transferua para disa dite në klubin anglez për shifrën 11 milionë euro./IndeksOnline/