Zyrtare: Giroud do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni

Olivier Giroud do të largohet nga AC Milan në fund të sezonit për t’iu bashkuar skuadrës MLS LAFC.
Giroud u bë pjesë e Milanit në verën e vitit 2021 nga Chelsea. Ai ka bërë gjithsej 130 paraqitje, 48 gola dhe 19 asistime.
Pas tre vitesh emocione, rrugët e Milanit dhe Giroud do të ndahen në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të kalojë në Los Angeles FC.
“Unë jam këtu për t’ju thënë se dy ndeshjet e ardhshme do të jenë të fundit me Milanin. Unë do të vazhdoj karrierën time në MLS.”
“Jam shumë, shumë krenar për gjithçka që kam bërë për Milanin në këto tre vjet. Është koha e duhur për ta thënë. Më falni, jam pak emocional, por historia ime me Milanin përfundon këtë vit. Milani do të mbetet në zemrën time përgjithmonë” tha francezi. /IndeksOnline/