75 Mall Live Search
14:44 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: 6 kosovarë grumbullohen nga Kombëtarja e Zvicrës U21, ndër ta edhe Andi Zeqiri

Kombëtarja e Zvicrës U21 ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.

Pjesë e listës janë edhe gjashtë kosovarë: Andi Zeqiri, Bastien Toma, Domgjoni, Fazliji, Imeri dhe Saipi, transmeton Indeksonline.

Andi Zeqiri pritej t’i bashkohej Kombëtares A të Kosovës në ndeshjet e tetorit por duket se ai duhet të presë deri në kompletimin e dokumenteve.

Babai i Andi Zeqirit e ka konfirmuar se djali i tij dëshiron të bëhet pjesë e Kosovës.

Zeqiri dje kompletoi transferimin tek ekipi i Premier Ligës, Brighton./Indeksonline/