Zyrtare: Gjatë verës, Kombëtarja ‘kuqezi’ aranzhon një super-miqësore

Kombëtarja e Shqipërisë gjatë qershorit të këtij viti do të luaj një miqësore me Kombëtaren e Republikës së Çekisë.
Federata e Futbollit e Shqipërisë përmes rrjeteve sociale e ka zbuluar se më 8 qershor të këtij viti do të luaj miqësore me Çekinë në Pragë, shkruan IndeksOnline.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një tjetër miqësore në muajin qershor. Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më datë 8 qershor 2021 në transfertë.”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.