Zyrtare: Gjilani largon dy yje, Bejtullai dhe Nafiu lënë “Skifterët”

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar publikun për largimin e dy futbollistëve.
Klubi nga Superliga e Kosovës njofton për largimin e Ezon Bejtullait dhe Valmir Nafiu, shkruan Indeksonline
Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër këtë edicion, teksa ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme.
“Klubi e falenderon Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke u uruar suksese të metutjeshme në sfidat e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit