ZYRTARE: Gjilani transferon, Arbër Çyrbjan

Skuadra e Gjilanit ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor, Arbër Çyrbja.
“Skifterët” arritën ta transferojnë 26 vjeçarin nga skuadra shqiptare, Teuta, transmeton Indeksonline.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin “Kuq e bardhë”.
Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë./Indeksonline/