18:28 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Gjilanit i largohen dy futbollist

Edon Sadriu dhe Egzon Hyseni nuk do të jenë pjesë e Gjilanit për pjesën e mbetur të sezonit.

Në një komunikatë në Facebook, skuadra e Superligës ka njoftuar se dyshja e ka mbyllur aventurën, shkruan Indeksonline.

Ata kanë falënderuar futbollistët për kontributin e dhënë.

Ky është njoftimi i klubit:

Hyseni dhe Sadriu mbyllin aventurën në Gjilan

Gjilan,08 Janar-Skuadra e Gjilanit në mirëkuptim të dyanshëm me dy lojtarët nga Ferizaji,Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, ka ndërprerë kontratat me futbollistët e lartë cekur.

-Ekipi kuq e bardh falëmnderon lojtarët për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite sa ishin pjesë e skuadrës sonë, dhe ju dëshiron fat e sukses në vazhdim të karrieres së tyre.