75 Mall Live Search
15:35 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / G T

Zyrtare: Gnabry vendos për të ardhmen

Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Serge Gnabry. Sulmuesi gjerman ka firmosur një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në qershor të vitit 2028.

Gnabry, një nga lojtarët kyç të skuadrës bavareze në vitet e fundit, ka qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të Bayern, si në Bundesliga ashtu edhe në arenën evropiane. Klubi ka vendosur të sigurojë vazhdimësinë e tij, duke treguar besimin e plotë te cilësitë dhe përvoja e anësorit ofensiv, shkruan Indeksonline

30-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 15 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asiste.