75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / G T

Zyrtare: Golashënuesi i sezonit në Superligë, prezantohet te Malisheva

Malisheva ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin Kreshnik Uka si përforcimin më të ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Uka i bashkohet ekipit pas një edicioni mbresëlënës me Drenicën, ku u kurorëzua golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës. Sulmuesi realizoi 19 gola gjatë sezonit të kaluar, shkruan Indeksonline

Me transferimin e Ukës, FC Malisheva synon të rrisë forcën sulmuese dhe të shtojë cilësinë në skuadër, në prag të sfidave që e presin klubin në sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit i kanë uruar mirëseardhje sulmuesit dhe suksese me fanellën e Malishevës, duke shprehur besimin se ai do të japë kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të ekipit./Indeksonline/