75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / G T

Zyrtare: Golden Eagle Ylli bëhet me trajner të ri, vjen nga Mali i Zi

Skuadra nga Superliga e Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli është bërë me trajner të ri.

Petar Mijovic është emëruar në stolin e klubit nga Suhareka, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare në rrjetet sociale.

“Kemi arritur marrëveshje me Petar Mijovic. Trajneri me shtetësi malazeze edhe më parë ka punuar në Kosovë dhe ka vazhduar më pas në skuadrat polake”, shkruhet në postimin e klubit

Në këtë njoftim, Golden Eagle Ylli njofton publikun që me trajner të ri do të luftohet për titull kampion./Indeksonline/