16:44 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / AR

Zyrtare: Granit Begolli merr drejtimin e KF Lirisë

Granit Begolli do të drejtoj skuadrën e Lirisë për pjesën tjetër të sezonit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Synimi kryesor i tij do të jetë rikthimi i skuadrës nga Prizreni në Superligë.

“Me kënaqësi dua t’ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria. Së bashku me asistentin tim Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave”, ka shkruar Begolli. /IndeksOnline/